ITKSH, konkurs për regjistrimin e studentëve në magjistraturë
|
Në pajtim me Ligjin për Arsim të lartë, Statutin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, vendimin e Këshillit të Institutit (numër 0201-13/2) i miratuar në datën 09.01.2015, shpallet:
K O N K U R S
Për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë – studime të magjistraturës, në vitin akademik 2014/2015:
I. Numri i studentëve:
Në ciklin e dytë të studimeve në vitin akademik 2014/2015 në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup do të regjistrohen 90 studentë në tre programe studimore (studime dyvjeçare), edhe atë:
-Gjuhë shqipe - 30 studentë,
-Letërsi shqipe -30 studentë,
-Histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare -30 studentë.
II. Kushtet e regjistrimit:
1. Të drejtë për regjistrim kanë kandidatët që kanë të mbaruar studime deridiplomike dhe 180 kredi të fituara, përkatësisht 240 kredi sipas Sistemit Evropian të Transferit të Kredive (SETK), të kenë të kryer ciklin e parë të studimeve në studime përkatëse ose të ngjashme, dhe që plotësojnë kushte tjera, të parashikuara me programet studimore për organizimin e ciklit të dytë të studimeve në institut shkencor;
2. Të kenë note mesatare më të lartë se 7.5.
III. Dokumentet e nevojshme:
- Fletëparaqitje për regjistrim;
- Vërtetim ose diplomë për përfundimin e arsimit të lartë (ekzemplar origjinal ose kopje të vërtetuar në noter);
- Biografi të shkurtër (CV);
- Vërtetim për njohjen aktive të një gjuhe së huaj;
- Rekomandime të punonjësve arsimorë ose shkencorë (nëse i posedon të njëjtat);
- Listën e punimeve shkencore ose profesionale dhe ekzemplar të të njëjtave (nëse kandidati i posedon);
- Dokumente për shpërblime, mirënjohje, falënderime, etj.
IV. Pagesa për studimet e magjistraturës në tërësi do të jetë 2000 euro, në kundërvlerë të denarit.
V. Dokumentet të dorëzohen më së voni deri më 15.02.2015, në adresën:
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, rr. Ilindenska p.n (ish-Ambasada amerikane në Shkup), ose në fahun postar 171.
Konkursi do të jetë i shpallur edhe në faqen e internetit të ITSHKSH-Shkup: www.itsh.edu.mk.
Më shumë informata në telefonat: 02/3215 381, mob. 071 492 795, ose në adresën elektronike: [email protected].










