Pas aksidentit a do ketë “kohë” Ali Ahmeti për veteranët e UÇK-së? - tetova1.com

Pas aksidentit a do ketë “kohë” Ali Ahmeti për veteranët e UÇK-së?


ali-vetura-ushtarak
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Jan 21, 2015





Dhjetëra ish ushtarët të UÇK-së nga rajoni i Likovës dhe Kumanovës gjatë ditës së djeshme udhëtuan mbi 100 kilometër që të takojnë ish komandantin e tyre të luftës Ali Ahmetin. Ata që në çdo kohë gjatë luftës në vitin 2001 pranonin dhe zbatonin urdhërat e komandantit të tyre vizituan selinë e BDI-së në Reçic të Vogël me shpresë se do të takonin komandantin e tyre dhe ti qajnë hallet e papunësisë, gjendjes së vështirë financiare dhe anashkalimit që ju bëjnë struktura të caktuara në BDI.
Mirëpo për habi të të gjithëve, “komandanti” nuk i priti në takim por vetëm pranoi të flas në telefon me “arsyetimin” se ish ushtarakët “nuk kishin njoftuar vizitën e tyre”. Por e vërteta është se të gjitha mediumet një ditë më herët e publikuan informacionin se veteranët e UÇK-së me 20 janar do vizitojn selinë e BDI-së. Dhe ky takim nuk u prolongua për 1 ose 2 dytë por për 11 ditë!!!
“Ish-ushtarët, ndonëse nuk kishin njoftuar vizitën e tyre, janë pranuar sot në ambientet e brendshme të selisë partiake nga përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe më pas kanë komunikuar me anë telefoni me kryetarin e partisë, z. Ahmeti. Për rrjedhojë, është dakorduar që takimi me z. Ahmeti të mbahet më 31 janar 2015.”, thuhej në deklaratën e BDI-së.
Nuk kaloi as 24 orë pas kërkesës së ish ushtarakëve të UÇK-së për takim, kryetari i BDI-së sot në orët e paraditës pësoi aksident në komunikacion. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve është stabile dhe pa rrezik për jetën.
Shpresojmë që gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet dhe takimi i “premtuar” me ish ushtarakët e UÇK-së për 31 janar të realizohet.
/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net