Të jesh apo mos jesh grevist! - tetova1.com

Të jesh apo mos jesh grevist!


urimsaliu
Kategoria: Opinione

Postuar më: Wed, Jan 21, 2015





URIM SALIHU

Në fillim je i tendosur nga nervat sepse vetë mënyra se si po të mbarojnë ditët e pushimit,të krijon neveri.Është akoma janar I acartë dhe ti je nën dehjen e festave dhe atij relaksi.Akoma motorët brenda teje nuk janë ndezur dhe duhet të nisësh të bësh të njëjtat gjëra që herë të duken mision I një mësimdhënësi dhe herë shkon I dëshpëruar në një vend pune ku paga yte është më e vogël se e një kamarieri.

Shkon për të ndjekur oraret e zakonshme, me ankthin e një rroge që nuk e ke marrë akoma ndërsa cdo ditë të fut më shumë në borxhe për të cilën qeverisë nuk I bëhet vonë për këto vonesa.Ajo është mbi cdo gjë.Qeveria është cdo gjë.Të tjerët kanë një frikë dhe rrënqethje kur dëgjojnë këtë emër.

Pastaj vjen ora e punës.Ti futesh nëpër korridoret e shkollës .Është ftohtë.Nxemjet nuk e kanë ngrohur atë ambient sepse disa ditë nuk janë ndezur.Veshur me pallto dimri, shkon te zyra e zakonshme e profesorëve dhe atje sheh të tjerë që kanë ardhur me dilema sepse vetë fjala grevë është e ftohtë.

Pastaj zilja bie.Sheh disa të marrin ditarin dhe të nisen drejtë klasave.Të bëhet se ose nuk kanë dëgjuar për grevën ose kanë frikë nga ndëshkimet.Sa e tmerrshme është frika.Por akoma më e tmerrshme është mënyra e diferencave me të tjerët.Kush ti ketë ndarë –është një pyetjë që të gërryen vazhdimisht përbrenda.Pastaj të bëhet se qeveria dëgjoi zërin e grevistëve dhe u dha atyre 25 përqindëshin.Por u dha të gjithëve.U dha edhe atyre që nuk bën grevë.Po ne që jemi grevistë mos jemi të manipuluar pa e kuptuar apo thjeshtë jemi më të vetëdijshëm se ata.Kush po I ndan këta njerëz me mission kaq fisnik.Përsëri kjo të qarkullon në mendje.

Ekzistojnë disa hamendje brenda teje.Të shkoj edhe unë apo të rrij këtu për të rezistuar.Ka disa dilema që aty për aty nuk I shpjegon dot.Por duhet të përcaktohesh për një gjë.Të kërkoj gjërat e mia, të jem njëri nga ata grevistë apo të marr edhe unë ditarin dhe të nisem në klasat gjysëm të zbrazura që edhe ashtu pas orës tjetër nuk gjen më dot njeri.

Unë do të jem një grevist dhe për këtë jam I gatshëm ti paguaj të gjitha dënimet .Ma lejon edhe kushtetuta.Në fund të fundit kërkesat nuk I shpikëm ne.Vetëm na thanë se ka grevë dhe kaq.Por matanë sheh njerëz që bëjnë lista dhe duhet tia dërgojnë drejtorisë dhe ai më pas të merr masa ndëshkimi.Eh!Kjo është tjetër gjë.Na duken veprime të ulëta prej kuislingu.Por ne kurrë nuk I frikësohemi një presioni të tillë edhepse kurrë nuk bëjmë grevë që dikush të përfitojë politikisht.Por pavarësisht kësaj shumë nga ne akoma nuk e kuptojmë që kjo grevë është për ne, për pagat tona që duhet të rriten, apo është për dikë që përfiton mbase politikisht.A koma më keq ne mos është për vetë kreun e SASHK-ut që mbase mund të sigurojë një mandat tjetër.

Midis këtyre gjërave që nuk I shpjegojmë dot, ne mendojmë për të nesërmen nëse do vazhdojmë si një ditë më parë apo do të përmbyset gjithcka.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net