Aksion i madh policor në Maqedoni
10:35 – Sipas infomacioneve të para nga MPB, aksioni policor bëhet për kapjen e “Frankfurt Mafias” ((E plotësuar))
Në disa lokacione në Maqedoni, mes të cilave është edhe Gostivari, për momentin është duke rrjedhur një operacion i madh policor i policisë së Maqedonisë dhe i një shteti tjetër, për të shkatërruar një grup kriminel ndërkombëtar e cila merret me kontrabandimin e lëndëve narkotike.
Nga MPB-ja e kanë konfirmuar aksionin ndërsa paralajmërojnë se gjatë ditës do të japin informacione më të detajuara.









