Izet Zeqiri: Maqedonia ka rritje ekonomike , por jo edhe zhvillim - tetova1.com

Izet Zeqiri: Maqedonia ka rritje ekonomike , por jo edhe zhvillim


izetzeqiri
Kategoria: Ekonomi / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Jan 22, 2015





Profesori universitar i ekonomisë, Izet Zeqiri, përmes profilit të tij në Facebook sqaroi se Maqedonia ka rritje ekonomike, por jo edhe zhvillim ekonomik.

“Maqedonia ka rritje ekonomike por NUK KA ZHVILLIM. Edhe pse ritmet e rritjes kanë qenë pozitive në Maqedoni, ritmi i përgjithshëm i rritjes është modest dhe negativ.

Me borxh publik mbi 4 miliard euro, me varferi mbi 30%, me numër rekord te të papunëve mbi 280.000 etj nuk ka zhvillim.

Në fakt,pjesa më e madhe e rritjes ka qenë rimëkëmbje nga rëniet ekonomike (me fjalë të tjera, ne nuk mund të konkludojmë se Maqedonia ka një tendencë “natyrore” për rritje afatgjatë).

Faktorët - kyç lidhur me rritjen kanë qenë flukset hyrëse tepër të larta të remitancave, të kombinuar me rrijen e nivelit të lëvizjeve të brendshme nëpërmjet investimeve të bizneseve.”, theksoi Zeqiri.

Në vazhdim ish deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri bën një paraqitje tabelare të të dhënave dhe shkruan:

Përgjigje ndaj lavdrave të Stavrevskit për rritje ekonomike.
Mbi 16% e popullatës në varfëri ekstreme në Maqedoni me 2.5 $ në ditë dhe mbi 45% me vetëm 5 $ në ditë. Edhe 2014 është me të dhëna ekstreme në fushën e varfërisë.

tabela-izet

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net