Një trup i pajetë gjendet në autostradën Tetovë – Gostivar - tetova1.com

Një trup i pajetë gjendet në autostradën Tetovë – Gostivar


policia
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Jan 22, 2015





Një trup i pajetë është gjetur sot në autostradën Tetovë – Gostivar. Sipas njoftimit të policisë, viktima është gjetur rreth orës 13.00 në makinën e tipit “Renault Megane”.

Në trupin e pajetë të viktimës janë konstatuar dy plagë nga të shtëna armësh. SPB në Tetovë theksoi se do të jap informacione plotësuese për viktimën e gjetur të vdekur në autostradë.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për 56 vjeçarin Refet Kadrija-banor i Tetovës, i cili të martën u shpall si i humbur. Afër trupit të tij është gjendur edhe një pistoletë.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net