Thaçi e Meta në Shkup për bizneset e veta! - tetova1.com

Thaçi e Meta në Shkup për bizneset e veta!


Kategoria: Opinione

Postuar më: Thu, Jan 22, 2015





Fejzi Hajdari

Sikur Ilir Meta, ashtu edhe Thaçi (Hashimi), erdhën dhe në emër të Marrëveshjes së SUPERDËSHTUAR TË OHRIT, provuan (shikuan) bizneset e tyre dhe mundësinë për të hapur biznese të reja. Njëri u interesua për Albafone (që tanimë ka falimentuar) respektivisht për aksionet në këtë kompani, ndërsa tjetri ditë më parë për mundësinë e fillimit të bizneseve në Tetovë e gjetiu. Në fakt, asnjëri nuk pyeti për interesat kombëtarë të shqiptarëve këtu, por shpalosën ca deklarata të mbështjella me cellofan demagogjie, për të krijuar përshtypjen se “po thonë dicka”, medemek!
Pra, erdhën për t’ua vazhduar agoninë shqiptarëve të Maqedonisë (me apalet e tyre qesharake per Marreveshjen e Ohrit) dhe jo për t’ua zgjidhur problemet madhore kombetare. Asnëjri nga këta dy, nuk përmendi ndonjë problem real të shqiptarëve, si cështja e diskriminimit zhvillimor (ekonomik) të zonave shqiptare të cilat vazhdimisht po anashkalohen nga qeveria BDI-VMRO, gjë e cila po bënë që rinia shqiptare të braktisë trojet dhe të përcaktohet për shtetet eeuropian, në mungesë të një perspektive.
Që të dy, thanë se nevojitet zbatimi i Marëveshjes së Ohrit, implementimi i së cilës është dashur të përfundoj vë vitin 2006. Cfarë mund të presin shqiptarët nga këta dy hajdutë të cilët nga politika kanë bërë miliona euro brenda natës, por edhe nga hajdutët tanë politikë të cilët i pritën me salltanate shtetërore, duke shpresuar se qytetarët do t’i harrojnë dështimët dhe të keqen të cilën ua sollën shqiptarëve.
A ka një përfaqësues politikë shqiptarë në Tiranë-Prishtinë-Shkup, që mund t’i tregojë shqiptarëve të Maqedonisë se cfarë duhet të bëjnë në këtë gjendje të paparspektivë dhe pashpresë, kur rinia e ketushme me ritem marramendes po e braktisin çdo ditë Maqedonisë?

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net