EVN: Akuzat e Fazliut nuk janë të vërteta, ne nuk e pengojm ndërtimin e bibliotekës
|
EVN po hedh poshtë akuzat e Haki Fazliut se se po pengon ndërtimin e bibliotekës së Tetovës. “Fillimisht duhet opinioni të informohet se investitori në fjalë nuk ka markicë për dislokimin e trafostacionit dhe për ndërtimin e trafostacionit, të cilat, natyrisht janë për nevojat e investitorit” u shpreh zëdhënësja Vlera Gjakova për portalin TetovaSot
Sipas saj akuzat e Fazliut nuk janë të vërteta, investitori nuk ka qenë në dispozicion që tu përgjigjet thirrjeve të EVN-së kur ne e kemi kërkuar “ Nuk është e vërtetë që kemi shtyrë fillimin e punimeve për realizimin e projektit të Teatrit dhe Bibliotekës. Kërkesa e parë është bërë me datën 25 nëntor të vitit 2014 nga vetë investitori, ndërsa të gjitha detyrat paraprake nga viti 2012 deri në vitin 2014 – investitori as edhe një nga obligimet nuk i ka përfunduar që EVN Maqedoni të startojë me punë.
Gjithashtu investitori nuk ka qenë në dispozicion që tu përgjigjet thirrjeve të EVN-së kur ne e kemi kërkuar/telefonuar” tha Gjakova










