Idrissou nis stërvitjen me Shkëndijën, ndiqet nga 200 “Ballistë” (Foto)
|
Blerja më e madhe për momentin në kampionatin e Maqedonisë, Mahmmadou Idrissou ka nisur sot stërvitjen e parë me klubin e futbollit Shkëndija. Sulmuesi kamerunas ka qenë në dispozicion të trajnerit Ardian Kozniku në treningun e paraditës së premte, që është zhvilluar në stadiumin me bar artificial. Fillimisht Idrisou ka nisur të vrapoj vet, ndërsa më vonë i është bashkuar edhe ekipit që bënte stërvitje me top. Paraqitjen e tij të parë në seancën stërvitore e kanë ndjekur më shumë se 200 tifozë Ballistë të Shkëndijës. Sulmuesi 34-vjecar nga Kameruni ka lujatur në Bundesligë për skuadrat: Hannover, Duisburg, Freiburg, Borussia M’gladbach, Eintracht dhe K’lautern.















