Idrissou: Lazim Destani më solli te Shkëndija (INTERVISTA) - tetova1.com

Idrissou: Lazim Destani më solli te Shkëndija (INTERVISTA)


muhamed idrisou
Kategoria: Intervista / Sport / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Jan 25, 2015





Transferimi i sulmuesit kamerunas Mahmmadou Idrissou te Shkëndija bëri bujë të madhe në kampionatin e Maqedonisë në afatin kalimtar të janarit. 34-vjecari i cili ka lujtur me vite të tëra në Bundesligën e Gjermanisë para pak ditësh u transferua te kuqezinjtë e Tetovës, për tu bërë lojtari më i përfolur ditëve të fundit në mediat vendore.
Në një intervistë për gazetën “Lajm”, Idrissou për herë të parë flet si lojtar i Shkëndijës, duke treguar përse zgjodhi Shkëndijën, kush e bindi të vij te kuqezinjtë, pritjen nga tifozët, shanset e Shkëndijës në sezonin pranveror, shoqërinë me Altin Lalën e të tjerë.

Lajm: Kush ishte iniciator kryesor për ardhjen tuaj te Shkëndija?
Idrissou: Sigurisht se njeriu kryesor që unë sot jam pjesë e Shkëndijës është pronari z. Lazim Destani. Ai më ka thirur në një takim në Gjermani dhe më ka pyetur nëse do të pranoja të bëhem pjesë e Shkëndijës, pasi ai ka në plan të ndërtojë një ekip të madh. Kam pranuar menjëherë pasi kam ndëgjuar planet e tij. Mund të them se bëhet fjalë për një person të mrekullueshëm, një njeri i madh, me plane të qarta për të ardhmen. Në fillim ndoshta nuk më kanë besuar, por ja unë jam këtu dhe të gjithë tani besojnë se unë jam pjesë e Shkëndijës.

Lajm: Ai kishit dilema të pranoni të vini dhe të luani në një kampionat modest sic është ky i Maqedonisë?
Idrissou: Jo, jo, aspak. Ka mjaftuar vetëm një bisedë me pronarin e klubit dhe jam bindur se dua të jem pjesë e Shkëndijës. Nëse kam pranuar të vij, kjo nënkupton se ky vend në këtë moment më i mirë për mua. Unë jam modest, jam si krejt tjerët, nuk e pandeh veten futbollist të madh. Kam ardhur këtu për të ndihmuar dhe jo vetëm për të luajtur futboll. Detyra ime është që edhe më të rinjve tu tregoj se si duhet të arrijnë rezultate të mëdha dhe kjo mund të bëhet vetëm me punë.

Lajm: Sa keni pasur njohuri për Shkëndijën para se të pranoni ofertën e saj?
Idrissou: Realisht nuk kam ditur shumë për këtë vend edhe pse në Gjermani rregullisht jam shoqëruar me shqiptarë. Nëse s’kam ditur, tani jam këtu dhe në këto ditë të para kam mësuar shumë gjëra. Ndjehem shumë mirë dhe më besoni se kur shoh futbollistët tjerë më bëhet sikur i njoh 10-të vite. Sikur të kem qenë këtu edhe më herët dhe kjo më bën të lumtur.

Lajm: Sa keni patur njohuri për Ballkanin, në këtë rast për Maqedoninë?
Idrissou: Si thash më lartë, shumë pak. Kur vjen nga një vend si Kameruni dhe luan thuajse gjithë jetën në Gjermani, mungesa e kontakteve të bën që mos kesh shumë njohuri. Por tani jam këtu dhe jam i sigurtë se kjo do të jetë një përvojë e re për mua.

Lajm: Sa e njihni futbollin në Maqedoni dhe klubet e saj?
Idrissou: Të ndërlidhem me përgjigjen paraprake dhe të them se jo shumë. E di se jemi 8 pikë larg vendit të parë Vardarit dhe më kryesorja është se jam i vetëdishëm se Shkëndija dëshiron të ndërtojë një skuadër të madhe. Kjo është gjëja më e rëndësishme që më duhet ta di në këtë moment.

Lajm: Çka mund të presin tifozët e Shkëndijës nga ju dhe çka mund të ju premtoni ju atyre?
Idrissou: Duhet më shumë të punojmë dhe më pak të premtojmë. Në fakt atë që kemi për të premtuar ta realizojmë me punë në teren. Unë jam sulmues dhe nga unë priten gola. E di detyrën time që duhet të bëj te Shkëndija dhe atë përse jam këtu. Premtoj se do jap maksimumin dhe do të tentoj të shënoj sa më shumë gola në drejtim të realizimit të ambicieve.

Lajm: Si ishte pritja te Shkëndija, a kishte ndonjë dallim nga pritjet që t’i kanë bërë në klubet e mëparshme?
Idrissou: Çdo klub dhe çdo vend ka karakteristikat e veta. E kaluara ka ikur, ndërsa për pritjen në Shkëndijë kam vetëm fjalët më të mira. E thash më herët se ndjehem sikur të jem 10-të vite këtu, shoqërohem me të gjithë dhe mezi pres t’i takoj sërisht shokët e skuadrës për të qenë bashkë dhe për tu stërvitur.

Lajm: Shkëndija është në vendin e tretë me tetë pikë më pak se Vardari,që është kampion i dimrit. A mendoni se kjo largësi pikësh është e arritshme?
Idrissou: Natyrisht se po. Nëse s’do besoja nuk do isha këtu. E dij se diferenca ka qenë edhe më e madhe dhe tani është ulur në 8 pikë. Kemi dy ndeshje direkte dhe nëse fitojmë 6 pikë, mbeten vetëm 2 pikë për tu arritur. Shoh se kemi skuadër të mirë, staf teknik kualitativ dhe tani duhet të punojmë për të qenë në nivelin më të mirë. E dimë detyrën tonë, do të bëjmë maksimumin, pasi tek e fundit s’kemi çka të humbim. Mundemi vetëm të fitojmë. Do të luajmë për të dalur kampion, por nëse s’arrijmë jam i sigurtë se do të kemi vendin e dytë. Me rëndësi të jemi në kualifikimet për Liga Evropa apo Champions.

Lajm: Çfarë mendimi keni për shqiptarët, meqe keni ardhur në një klub shqiptar. Sa keni patur rast t’i njihni ata përmes sportit?
Idrissou: Po sigurisht se i njoh shqiptarët. Kam luajtur 5 vite te Hannoveri me Altin Lalën dhe ai është njeri fantastik. Kam shumë miq në Gjermani, me të cilët shoqërohemi shpesh. Mik i imi është edhe i biri i pronarit të Shkëndijës, Blerim Destani.

Lajm: A mund të na veçoni ndonje futbollist shqiptar që të ka lënë përshtypje dhe nëse po cili është ai?
Idrissou: Natyrisht e përmenda pak më parë Altin Lalën. Kemi qenë për 5 vite bashkë te Hannoveri dhe mund të them se ai është para se gjithash njeri i mrekullueshëm. Nuk mund ta them nëse është më i miri prej gjith shqiptarët, por për mua ai mbetet njëshi. Futbollist kualitativ, me intelegjencë të jashtëzakonshme, me vlera të larta njerëzore dhe gjithçka që i duhet një njeriu shembull si që është Altin Lala.

Intervistoi: Reshat Ibrahimi

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net