Në Gostivar flamuri kombëtar shqiptar gjendet në mbeturina!! (FOTO) - tetova1.com

Në Gostivar flamuri kombëtar shqiptar gjendet në mbeturina!! (FOTO)


gostivar-flamur
Kategoria: PLUS / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Jan 26, 2015





Në një postim që para ca minutash e ka bërë faqja “gostivari1″ në facebook shihet flamuri kombëtar shqiptarë i hudhur në mbeturina. Sipas kësaj faqe, flamuri është gjetur mbas objektit të gjykatës në Gostivarë.
“Për këtë Flamur dikush ka vuajtur, është burgosur, është torturuar, ka humbur jetën për ta mbrojtur, ndërsa dikush e hudhën në mbeturina. Kjo fotografi është bërë mbas gjyqit të Gostivarit dhe personi që e ka bërë foton e ka marr edhe flamurin me vete sepse është person që ia din vlerën. Personi që na dergoi këtë fotografi thot që ato të gjyqit e kan hudhur flamurin. Turp është kjo gjë.”, shkruan në postimin e faqes “gostvari1″ në facebook.
/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net