Pse Ali Ahmeti nuk po i vesh “trenerkat” e kombëtares që ja dhuroi Artan Grubi? (FOTO)
|
Si duket janë ftohur raportet mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe shefit të kabinetit të tij, Artan Grubi. Ky lajm sensacional po qarkullon nëpër rrjetet sociale, kurse si bazë po merret paraqitja e kryetarit të BDI-së në dy takime radhazi me “trenerka” të Milanit, e jo trenerkat e kombëtares shqiptare-ato që ia dhuroi Artan Grubi për ditëlindje. Ahmeti në takimin me Imer Selmanin edhe me Adem Demaçin, gjatë vizitave që këta i kanë bë në Zajaz, ka mvajtur “trenerka” me ngjyrat e KF Milanit.
Koha do të tregojë nëse bëhet fjalë vetëm për shaka, ose për diçka më serioze, mirëpo “e fshehtë publike” është se shumë qarqeve brenda BDI-së, tani një kohë të gjatë u ka penguar afërsia e tepërt mes Ahmetit dhe Grubit. Dhe ndoshta ndonjë person që është edhe më i afërt se Artan Grubi ja ka dhuruar kryetarit të BDI-së “trenerkat” e Milanit dhe me këtë Ali Ahmeti e tregon respektin që ka për të.

















