Tetovë, Gjimnazi dhe Mjekësia nuk iu nënshkruar testimit ekstern
|
Testimi ekstern është bojkotuar sot në pjesën më të madhe në Tetovës. Nxënës të gjimnazit erdhën pranë ambienteve të Universitetit të Evropës Juglindore, ku ishte parashikuar zhvillimi i testimit, por asnjëri prej tyre nuk hyri në testim.
“Këto janë një pjesë e klasave të Universitetit të Evropës Juglindore ku ishte parashikuar të mbahej testimi ekstern por siç e shihni edhe vet, klasat mbetën të zbrazëta ndërsa nxënësit, edhe pse erdhën deri në afërsi të tyre, u kthyen sërish duke e bojkotuar testimin”.
Për dallim nga Gjimnazi dhe shkolla e mjekësisë, ku testimi ekstern nuk u mbajt, në dy shkollat tjera, atë të Tekstilit dhe shkollën Bujqësore, testimi ekstern u mbajt pa problem, siç informuan drejtorët e tyre. Ndërkaq, pavarësisht mbajtjes së pjesshme të testimit ekstern, rreth 90 % e mësuesve vazhdojnë të jenë në grevë.
“Siç e dini dhe si i keni informatat dhe në koordinim me të gjitha shkollat e mesme në Tetovë, jemi në grevë dhe vazhdojmë me grevën. Jemi gati 99 për qind në grevë përveç disa që nuk kanë vendime dhe kanë rezervën e vet”, tha Abduraman Bajrami, mësues në Sh.M.P.K “Mosha Pijade”.
“Edhe sot greva në kolektivin tonë vazhdon, siç e shihni, dhe besoj që do vazhdoj deri në plotësimin e kërkesave nga SASHK-u. Sipas informatave që kemi nga sindikata rajonale, ata thonë se deri në këtë moment nuk kanë bisedime me ministritë përgjegjëse, të Arsimit, të Punës dhe atë të Kulturës”, u shpreh Skënder Skënderi, mësues në Shkollën e Mesme Tekstile.
“Kolegët janë në grevë ndërsa çështja e testimit ekstern nuk është çështje e grevistëve”, tha Hafezat Dervishi, Përfaqësues i sindikatës në Gjimnazin e Tetovës.
E njëjta situatë vazhdon edhe në shkollat fillore të Tetovës, ku mbi 90 për qind e arsimtarëve janë në grevë dhe shprehen të vendosur në bojkot, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.Bashkim Sulejmani















