Mediat e bojkotojnë këngëtaren Adelina Tahiri, ja arsyeja
|
Këngëtarja e mirënjohur shkupjane, Adelina Tahiri para mediave dhe të afërmve priteshe që të promovon materialin e saj të ri në të cilin ajo gjatë kohë ka punuar së bashku me OnAir.FM Macedonia dhe operatorit mobil “ONE”, ndërsa kishte paralajmëruar edhe një surprizë për të pranishmit.
Edhe pse në ftesat ishte theksuar se promocioni është caktuar që të mbahet në ora 11, pas arritjes në hotel, gazetarët janë informuar nga të punësuarit se promocioni është shtyrë për gjysmë ore.
Gazetarët, edhe pse jo me kohë të informuar, kishin vendosur që ta prisnin këngëtaren gjysmë ore më shumë se nga e parapara, por deri më 11:40 Adelina nuk i “qerosi” ato me prezencën e saj.
Pas kësaj ndodhie të pa këndshme mediat kanë vendosur që ta bojkotojnë Adelinën dhe në shenjë revolte janë larguar nga hoteli.















