Seferi: Do ta nokautoj Glowackin - tetova1.com

Seferi: Do ta nokautoj Glowackin


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Jan 30, 2015





Gjithçka është gati për ndeshjen e rëndësishme të boksit në kategorinë “Kruzier” ndërmjet kampionit shqiptar, Nuri Seferi dhe polakut vendas Krzystof Gloëacki. Të premten pasdite në qytetin Torun është mbajtur edhe matja zyrtare, në të cilën Seferi ka peshuar 90 kg, kurse Krzystof Glowacki 89.25kg. Menjëherë pas kësaj shqiptari nga Gostivari, Seferi është prononcuar për mediat, duke thënë se ka ardhur për të shënuar fitore, ndonëse pret një duel të vështirë.

“Kam ardhur këtu për të fituar. Kam mbështetjen e madhe të kombit tim dhe të shtunën në mbrëmje dua që t’i gëzoj të gjithë me fitore. E di që për të fituar ndeshjen me pikë do të jetë shumë vështirë. Jam i përgatitur për 12 rounde, por besoj se ndeshjen do ta përfundoj para kohe”, tha Nuri Seferi.

Nuri Seferi do të ketë përkrahje morale nga qytetarët e vendit ku është rritur- Gostivarit. Komuna e Gostivarit ka organizuar përcjelljen e duelit mes boksierit shqiptar dhe polakut, Krzysztof Glowacki.

“Me anë të këtij organizimi dëshirohet që t’i japim mbështetje morale boksierit nga Korita e Gostivarit në luftën historike drejt titullit Kampion Bote”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Dueli Seferi- Glowacki zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 21:00.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net