Mbaroi takimi i veteranëve, firmosën marrëveshjen - tetova1.com

Mbaroi takimi i veteranëve, firmosën marrëveshjen


veteranet-shi1
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Jan 31, 2015





Kryesuesi i veteranëve të UÇK-së Fejzulla Arifi, për gazetën “Lajm” ka konfirmuar se është arritur marrëveshje e firmosur me përfaqësuesit e BDI-së, të kryesuar nga Musa Xhaferi.

“Arritëm marrëveshje parimore të firmosur me Musa Xhaferin dhe dy përfaqësues tjerë, e cila do të publikohet edhe në media”, tha zotri Arifi, duke shpjeguar se megjithatë, për precizimin final të marrëveshjes, do të bisedohet ditën e hënë në qeveri edhe me “ministrat tjerë, për t’u implementuar deri në fund marrëveshja e arritur”.

Sipas Arifit, Musa Xhaferi është zotuar se qeveria ka kapacitete për ta realizuar këtë marrëveshje për punësimin e veteranëve dhe ish ushtarëve të UÇK-së.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net