Veteranët arrijn marrëveshje me Musa Xhaferin, por hollësitë do të precizohen të hënën - tetova1.com

Veteranët arrijn marrëveshje me Musa Xhaferin, por hollësitë do të precizohen të hënën


veteranet-shi1
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Jan 31, 2015





Kryesuesi i veteranëve të UCK-së Fejzulla Arifi, për gazetën “Lajm” ka konfirmuar se është arritur marrëveshje e firmosur me përfaqësuesit e BDI-së, të kryesuar nga Musa Xhaferi.

“Arritëm marrëveshje parimore të firmosur me Musa Xhaferin dhe dy përfaqësues tjerë, e cila do të publikohet edhe në media”, tha zotri Arifi, duke shpjeguar se megjithatë, për precizimin final të marrëveshjes, do të bisedohet ditën e hënë në qeveri edhe me “ministrat tjerë, për t’u implementuar deri në fund marrëveshja e arritur”.

Xhaferi ka premtuar punësimin e mbi 120 veteranëve, duke thënë se do të gjejë module që kjo kategori qytetarësh të sistemohet në administratën shtetërore. Palët janë marrë vesh që një grup i veteranëve të priten të hënën në Qeveri për të diskutuar detajet bashkë me ministrat e tjerë.

 

Veteranët kërkuan Alinë, pas 10 orshë për t’i takuar vjen Musa

Veteranët kërkuan takim me Ali Ahmetin, pas 10 orëve në shi, për t’i takuar u vjen Musa Xhaferi me një delegacion, cilët hyjnë në selinë e BDI-së nga ana e prapma dhe jo nga ana ku po prisnin veteranët, raaporton gazeta “Lajm” nga vendi i ngjarjes.

Momentalisht sipas burimeve të gazetës “Lajm” po rrjedhin bisedimet, ndërsa për epilogun eventual do të dihet pas përfundimit të bisedimeve./Lajm

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net