Veteranët presin në shi, Ahmeti nuk ua hapë dyert e zyrës (FOTO)
|
Edhe pasi kanë kaluar 7 orë nga koha kur është dashtur t’i pret Ali Ahmeti veteranët e luftës, numri i të cilëve arrin mbi 100 veta, atyre ende nuk iu janë hapur dyert e selisë së BDI-së, e as Ahmeti nuk ka dalë me i pritur, raporton “Lajmpress”.
Në Tetovë po mbizotëron moti i keq me të reshura, ndërkaq nga ana tjetër BDI me anë të komunikatave thonë se duhet veteranët të kenë mirëkuptim.
“Kush duhet të ketë mirëkuptim për neve” pyesin veteranët e revoltuar.
Ata të vendosur presin dikur ish përfaqësuesin e tyre politik, tash politikanin që nuk i përfillë ish bashkëluftëtarët.










