Zaev kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për “bombën”
|
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, thote se kallëzimi penal ndaj tij për shkak të dyshimit për “rrezikim të rendit kushtetues dhe marrjes së pushtetit në mënyrë jodemokratike”, paraqet vetëm “përpjekje qyqare dhe të paturpshme të qeverisë, për t’i publikuar dëshmitrë dhe argumentet”, që janë pjesë e bombës së paralajmëruar nga Zaev, transmeton gazeta “lajm” informacionin e radio “Evropa e Lirë”.
“Për shkak se ekziston një lidhje e tërë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Prokurorisë dhe gjyqësorit, e ftojë bashkësinë ndërkombëtare të inkuadrohet në këtë proces, sepse bëhet fjalë për lirinë dhe demokracinë e shtetit-anëtar të Kombeve të Bashkuara dhe shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që të prononcohen dhe ndihmojnë në kthimin e lirisë dhe demokracisë”, ka deklaruar kreu i opozitës Zoran Zaev për radio “Evropa e Lirë, transmeton gazeta “Lajm”.
Kreu opozitar zotohet se asgjë nuk do ta pengojë për publikimin e “bombës”.







