Sa do ti dëmtojë BDI-në dhe PDSH-në, bombat e Zaevit - tetova1.com

Sa do ti dëmtojë BDI-në dhe PDSH-në, bombat e Zaevit


ali-menduh
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Feb 1, 2015





Siç flitet në opinion lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka në duart e tij përgjime nga kreu shtetërorë maqedonas në të cilët ka biseda sekrete që do ta destabilizojnë maqedoninë me mardhënie ndëretnike.
Në opinion flitet se Zaev ka përgjime nga bisedat e kreut të VMRO-së me shërbimin sekret për përgaditjen e arrestimeve të rastit Monstra ku gjashtë shqiptarë u akuzuan si fajtorë për vrasjen e pesë të rinjëve maqedonas tek liqeni i Smilkovit. Dhjetra shtëpi shqiptarësh u bastisën ku forcat speciale maqedonase ushtruan dhunë ndaj popullatës shqiptare duke thyer dhe grisur edhe flamujt shqiptarë që ndodheshin nëpër shtëpit e shqiptarëve. Siç mëson Albtime, një ndër bombat e Zaevit është edhe zbardhja e këtij rasti që do ta dëmtojë shumë BDI-në e cila edhe pse është në pushtet nuk kontrollon pothuajse asgjë përveç tenderët e lirë të ministrive që i udhëheqë kjo parti.
Një ndër bombat e Zaevit thuhet se do të jetë edhe kundër partisë opozitare shqiptare PDSH për të cilën Zoran Zaev pa hamendje do ta publikoj si hakmerrje e publikimit të SMS-ve nga ana e Menduh Thaçit i cili i bëri favor të madh VMRO-së para zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe presidentciale. Menduh Thaçi para gazetarëve doli me SMS-të e liderit të opozitës i cili e kishte lutur këtë të fundit që të bashkëpunojnë për ta fituar Tetovën, kurse miqësia e Thaçit me Gruevskin e injoroi këtë të fundit duke e dhënë qytetin më të madh shqiptarë në Maqedoni Tetovën.
Bomba e Zaevit kundër PDSH-së dhe Thaçit thuhet të jetë disa telefonata mes tij dhe Gruevskit për marrveshje koalicioni në të cilat thuhet se Thaçika pranuar me çdo kusht të jetë në qeveri edhe pse do të merrë një numër të vogël të ministrive dhe drejtorive./Albtime

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net