Kriza e përgjimeve mund të godet edhe politikën shqiptare në Maqedoni?! - tetova1.com

Kriza e përgjimeve mund të godet edhe politikën shqiptare në Maqedoni?!


parti shqiptare
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Feb 3, 2015





Pas daljes në skenë të aksionit “Puc” dhe publikimit të djeshëm të dy video xhirimeve në Televizionin Sitel të kryeministrit me liderin Zoran Zaev, lind dyshimi se vallë a janë xhiruar edhe bisedat mes kryeministrit që ka patur me liderët shqiptar në Maqedoni.

Publicisti i njohur, Emin Azemi ditë më parë në një analizë për “Zhurnal” paralajmëroi se kriza e fundit mund të prek edhe partitë shqiptare.

“Liderët shqiptarë ende gabimisht mendojnë se kriza e tanishme politike ka dimension brendaetnik maqedonas, dhe janë shumë pak të vetëdijshëm se dimensionet e kësaj krize mund të prekin edhe ardhmërinë e tyre polititike dhe të mbështetësve të tyre. Fundja, metodologjia që ka zgjedhur kryeministri për të nxjerrë nga binarët normalë veprimin opozitar maqedonas, nuk është një metodologji që bazohet mbi ndonjë selektim të rastësishëm të viktimave politike” , tha Azemi duke shtuar se ajo, parasegjitash, është një tren i gabuar që po e bën marshutën e vet të radhës sipas një itinerari tepër misterioz, ku askush nuk e din cakun dhe kohën e arritjes.

“Derisa të arrijmë ta kuptojmë nëse liderët shqiptarë do të pranojnë me vullnet të bëhen konduktorë të atij treni, apo udhëtarë të zënë peng, shoqëria e këtushme do të vuaj edhe për një kohë pasojat e moskonsodildimit të brendshëm, brenda një axhende që do të rikonfiguronte një realitet krejt të ri politik, social e shoqëror’’, ka deklaruar për Zhurnal-in, Emin Azemi.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net