Ekspozita “BalCAM” në Gostivar dhe Shkup
|
Një eveniment i rëndësishëm kulturor do të ndodh këtë javë në Gostivar dhe në Shkup. Bëhet fjalë për ekspozitën BalCAM, të Muzeut Bashkëkohor të Artit CAM nga Casoria- Napoli i Italisë, në krye me drejtorin Antonio Manfredi, ku organizatorë është shoqata për art dhe kulturë SILINDART me seli në Gostivar, me kordinatorë Burhan Ahmeti dhe Alma Idrizi.
Do të prezantohen disa nga veprat e koleksionit të vet me anë të projektit “muze në rrjete” ku në këto dy qytete do të ekspozohen 30 fotografi dhe 15 video nga artistë të njohur botëror nga Kina, SHBA, Kazakstani, Kenia, Kroacia, Italia, Belorusia, Greqia, Etiopia, Maroko, Maqedonia etj.
Organizatorët janë të kënaqur dhe u janë falenderues drejtorit të Qendrës për Kulturë në Gostivar z. Luan Zenkut dhe drejtoreshës së Qendrës Informative Kulturore në Shkup zonj. Sermine Purrini për përkrahjen dhe ndihmën profesionale që ua bënë për realizim të suksesshëm të kësaj ekspozite të rëndësishme ndërkombëtare.
Me datë 4 shkurt, ditën e mërkurë me ora 19 në Galerinë e Qendrës për Kulturë në Gostivar dhe me datë 6 shkurt ditën e premte më ora 20 do të hapet në Qendrën Informative Kulturore – Shkup në salonin Imperia 1.
Rrjeti NetCAM-së, është i nevojshëm për përmirësimin e realitetit kulturor që krijon kontakte dhe marrëdhënie të jashtme.
Por këtë herë, sipas stilit të tij për të pasuruar sferën artistike në botë, Muzeu i Artit Bashkëkohor CAM Casoria ka për qëllim shumimin e muzeve në vende të ndryshme nëpër botë.
CAM nuk është vetëm muze por edhe ideator për menaxhim. Idetë e shkëlqyera të cilat në skenën ndërkombëtare të artit janë një koleksion që flet për historinë e qindra artistëve nga e gjithë bota, dhe ofron fokusin arsimor dhe kulturor për iniciativa të reja takime, bashkëpunime dhe shkëmbime.
Tani me rrjetin e sistemit CAM ofron mundësinë për të qenë njëkohësisht në disa vende.
Në sajë të një brendi që tashmë ekziston në nivel ndërkombëtar, si dhe aftësinë për të menaxhuar buxhetin e ulët dhe nivel të lartë kulturor, CAM Casoria propozon krijimin e muzeve të reja të arteve bashkëkohore – CAM në qytetin e Gostivarit në Shkup dhe në vende tjera të Ballkanit, të cilat do të jenë të lidhura me njëri-tjetrin dhe do të menaxhohet nga selia e saj në Casoria.
Maqedonia është një vend që ka marrëdhënie të gjatë me Muzeun CAM dhe ka bashkëpunim të ndërthurur.










