FIFA letër Kurtishit: Ose te Shkëndija ose pushim deri verës - tetova1.com

FIFA letër Kurtishit: Ose te Shkëndija ose pushim deri verës


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Shk 4, 2015





Mensur Kurtshit i ka lindur një problem. Sulmuesit kumanovar i ka mbërritur një letër nga FIFA në të cilën shkruhet se ai në afatin kalimtar të janarit nuk mund të transferohet në ndonjë klub tjetër, përveç se në ndonjë kampionat që fillon tani, ose të kthehet te Shkëndija e Tetovës.

“Kam pasur disa oferta shumë të mira, por për shkak se gjatë verës së kaluar kam luajtur për Shkëndijën në një ndeshje të Europa league nuk po mund të nënshkruaj me asnjë klub. Këtë nuk po ma lejon rregullorja e FIFAs, sipas së cilës brenda një sezoni duhet t’i ndërrosh dy klube, nëse dëshiron të transferohesh diku tjetër. Kjo është arsyeja që nuk mund të luaj në ndonjë klub të ri deri në përfundim të kampionatit, përveç se te Shkëndija. Ose mund të luaj në një kampionat i cili fillon tani”, tregon rastin për “Lajm”, Mensur Kurtishi, duke shtuar:

“Në atë ndeshje të Europa league mua më pati përfunduar kontrata me Shkëndijën, por luajta vetëm për respekt të klubit, i vetëdishëm për pasojat eventuale”.

Ai thotë se ka njoftuar kryesinë e kuqezinjve nga Tetova rreth situatës së re në të cilën ndodhet.

“I kam kontaktuar drejtuesit e Shkëndijës dhe ua kam treguar rastin, por ata sikur nuk kanë treguar interes. Tash të shohim se çka do të ndodh, me zotin përpara besoj të bëhet mirë”, thotë ishgolashënuesi kuqezi për gazetën “Lajm”.

Para do kohe Mensur Kuritshi dhe kampionët e Australisë, Brisbone Roar, me pajtim të të dy palëve ndërprenë marrëveshjen njëvjeçare që kishin mes tyre./lajm/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net