Ivanov: BDI ka gabuar adresën për shkarkimin e Ismailit - tetova1.com

Ivanov: BDI ka gabuar adresën për shkarkimin e Ismailit


gjoreivanov
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Feb 4, 2015





Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov thotë se BDI e ka gabuar adresë për të gjetur fajtorin e shkarkimit të zv/drejtorit Muhamed Ismaili nga Agjencia për zbulim.

BDI me anë të kumtese shkarkimin e Ismailit e cilësoi si hap jo transparent, i nxitur nga motive politike dhe jo për shkak arsyeve profesionale.

Nga kabineti i Ivanov nuk kanë treguar se pse është sjell vendimi për shkarkimin e Ismailit.

Në ndërkoh edhe Agjencia e Zbulimit në Maqedoni ka sqaruar arsyen e largimit të zëvendësdrejtorit të deritanishëm Muhamed Ismaili, pasi që për të reagoi sot BDI, duke e akuzuar presidentin Gjorgje Ivanov.

Sipas agjencisë me ndryshimet e ligjit për sistematizimin e kësaj agjencie, nuk ekziston posti i zëvendësdrejtorit dhe se për këtë ka votuar Parlamenti.

Agjencia e Zbulimit, nëpërmjet një komunikate njofton se përpos drejtorit të këtij Institucioni, të cilin e emëron presidenti i shtetit, të gjitha vendet tjera të punës dhe shpërndarja e punëtorëve bëhen në përputhje me aktin e sistematizimit në vendet e punës në Agjencinë e Zbulimit, që e sjell drejtori me pëlqim paraprak të Qeverisë së Maqedoninë (neni 5 i ligjit për Agjencinë e Zbulimit).

Në njoftim thuhet se zv/drejtori i Agjencisë së Zbulimit nga viti 2003 deri në vitin 2015 punët i ka kryer në përputhje me sistematizimin e vjetër të vendeve të punës. Ai ishte i vendosur nga drejtori i Agjencisë, si pjesë e përbërjes profesionale të të punësuarve në Agjencinë. Në këtë njoftim thuhet se ai vend i punës edhe atëherë nuk ka qenë funksionare, me faktin që vendi i zv/drejtorit nuk ekziston në ligjin për Agjencinë e Zbulimit.

Në përputhje me aktin e ri për sistematizimin e vendeve të punës, zv/drejtori i deritanishëm, në përputhje me arsimimin e tij dhe përgatitjen profesionale, është vendosur në vend udhëheqës në Agjencinë e Zbulimit. Në njoftim thuhet gjithashtu se Agjencia në përbërjen e saj profesionale e pasqyron përbërjen e popullatës në Maqedoni, me respektimin e përfaqësimit të gjitha bashkësive etnike dhe gjinore.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net