Lëvizja Besa e ngushllon Ali Ahmetin për vdekjen e ish deputetes Misimi - tetova1.com

Lëvizja Besa e ngushllon Ali Ahmetin për vdekjen e ish deputetes Misimi


besa-logo
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Enj, Shk 5, 2015





Me rastin e vdekjes së ish deputetes së BDI-së znj.Hajrie Misimi, telegram ngushllimi deri te lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka dërguar Lëvizja Besa. Në telegramin e ngushllimit thuhet:m
“I nderuari z. Ahmeti, Lëvizja BESA me keqardhje mori lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta ish deputetja e partisë suaj, znj. Hajrije Misimi.
Konsiderojmë se largimi kaq i hershëm i saj nga jeta paraqet humbje jo vetëm për familjen e saj, por edhe për skenën politike, veçmas atë shqiptare, ku thuaja asnjëherë nuk ka mjaftuar prania e femrës.
Prandaj, më lejoni që në emrin tim dhe të Këshillit Nismëtar për themelimin e Lëvizjes BESA t’ju shpreh ngushëllime për këtë humbje të madhe dhe t’ju lus që ato t’ia përcillni edhe familjes së të ndjerës.
Me keqardhje!
Shkup, 05.02.2015 Bilall Kasami,
Koordinator i Lëvizjes BESA”

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net