Në kabinetin e kryeministrit, sipas ligjit, mund të incizohet vetëm me leje të kryeministrit - tetova1.com

Në kabinetin e kryeministrit, sipas ligjit, mund të incizohet vetëm me leje të kryeministrit


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Enj, Shk 5, 2015





Në kabinetin e kryeministrit, sipas ligjit, mund të incizojë vetëm kryeministri dhe ndonjë person tjetër me dijen e tij.Kështu vlerëson profesorit Temellko Risteski, i cili një kohë të gjatë ka qenë pjesëtar i shërbimit sekret në ish Jugosllavinë në kabinetin e kryeministrit.

“Nuk mundet, por ekziston mundësia që të futet në kabinet edhe dikush tjetër, edhe pastruesja, dhe së bashku me atë të futet edhe dikush tjetër dhe të incizojë. Në kabinetin e kryeministrit nuk hyhet pa u kontrolluar dhe pa njohurinë e kryeministrit”, deklaroi Risteski.

Prokuroria publike, nga ana tjetër do të bëjë verifikimin e lidhjeve me fakte dhe rrethana se si kanë arritur materialet deri te mediat. Në mungesë të përgjigjeve parashtrohet pyetja se sa është e rrezikuar siguria në vend, kur çdokush mund të incizojë në kabinetin e kryeministrit?

Profesori për kundërzbulim Stefan Buxhakovski, thotë se edhe në të kaluarën ka pasur shembuj kur shërbimet sekrete të jashtme kanë tentuar që të incizojnë në kabinete të kryeministrave.

“Ekziston mënyrë se si kjo të zbulohet me kohë dhe të ndërmerren masa”, thotë Buxhakovski për REL.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net