Skandal: Мinistri Dime Spasov, kërkon 500 euro për punëtor
Disa media maqedonase publikojnë letrën skandaloze që është gjetur në postën elektronike të ministrit të punës sociale, Dime Spasov ku kërkon nga çdo punëtor që të japin nga 500 euro nëse duan që të punojnë përkohësisht në një projekt në Gjermani.
Sipas portalit www.dokaz.mk pasi është thyer paswordi i postës elektronike të ministrit është gjetur letra ku shkruan:
Jasmina dhe Bobi
Në lidhje me konkursin për deteshman të puntorëve, firma për të cilën biseduam patjetër duhet të bëjë pagesën e parakohshme (500 euro për punëtor), në të kundërtën as që do të shqyrtohet kërkesa e asaj firme.
Do t’i jap instrukcione Stojnës, që aplikacionin ta lë anësh.
Mendoj se për shkak të gjendej aktuale politike dhe zgjedhjeve të mundshme duhet të bëjm ndonjë para.
Nëse firma është korrekte ,atëher mund ti fiton të gjithë puntorët.
DIME









