Ish-inspektori policor nga Maqedonia dënohet për tregti me drogë në Zvicër - tetova1.com

Ish-inspektori policor nga Maqedonia dënohet për tregti me drogë në Zvicër


policia-zvicer
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Feb 8, 2015





Në bankën e zezë para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Cyrihut kishte zënë vend një person jo i zakonshëm. Ai po gjykohej për tregti me drogë, por 25 vjet më parë e kishte filluar karrierën si inspektor policor.

Bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë, 48 vjeç, i cili, pasi që kishte punuar disa vite në polici, gjatë periudhës së luftërave në ish-Jugosllavi e kishte braktisur vendin dhe nga ajo kohë, fillimisht, si azilkërkues, ka jetuar në Gjermani dhe së fundi jeton në Zvicër.

Padia që e ngarkon ish-inspektorin, është e qartë: tregti me drogë. Ai qe kapur, dënuar dhe dëbuar nga Zvicra. Por sërish vjeshtën e kaluar, kishte ardhur në Zvicër në mënyrë ilegale dhe po jetonte ilegalisht në Oberglatt të Cyrihut. Dhe sërish kishte filluar të merrej me tregti droge, shkruan Albinfo.

Aktakuza tregon se si ish-polici kishte blerë për 3000 euro rreth 80 gramë kokainë. Dhe, pasi e ka porcionuar atë, në Oberglatt, e ka shitur me përfitim të madh në Cyrih. Veç kësaj, për përdorim personal ai kishte fshehur dy porcione në banesën e tij.

Motivin për “zanatin” e tij të ri ish-inspektori policor e kishte quajtur “mbijetesë e thjeshtë”, shkruan 20mi.ch. Por, ai kishte qenë i pafat pasi që pas pak ditëve ishte kapur nga policia në Oerglatt duke u shitur drogë konsumuesve.

Pasi që rasti, nga ana juridike ishte i thjeshtë, prokuroria dhe mbrojtja ishin pajtuar për dënimin me një vit burg pa kusht, përmes një procedure të shpejtuar.

Deri më tash i ka mbajtur 106 ditë burg ndërsa pas vuajtjes së dënimit ai duhet të lëshojë Zvicrën, edhe pse këtu i ka dy fëmijë nga dy gra të ndryshme.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net