Kali i Trojës ose “kuajt” tanë politik? - tetova1.com

Kali i Trojës ose “kuajt” tanë politik?


binaspajaziti
Kategoria: Opinione

Postuar më: Sun, Feb 8, 2015





Binas Pajaziti
Ka nje simbolik te veçant në historinë e antikitetit grek e që lidhet me Luftën e Trojës. Atë që greket nuk e arritën me forcën e Akilit në luftën 10 vjeçare e arritën me dinakërinë e Uliksit e që lidhet me dhuratën e Kalit të Trojes! Tek ne shqiptarët ndodhi e kundërta, ne e fituam luftën me forcë, por e humbëm me dinakëri.
I nderuar z.Nexhat Bexheti mos u mërzitni shumë, sepse edhe ashtu në Tetovë nuk ka pas dhe nuk do të ketë investime të huaja përderisa e kemi në pushtet këtë nomenklatur politike. Në bazë të informatave që i kam çdo delegacioni të huaj që është i interesuar për investime ne Maqedoni, pjesa perëndimore prezentohet si zonë e “rrezikshme” për investime dhe se kapitali nuk është i sigurt. Gjithsesi kjo ka një qëllim, që kjo pjesë të mbetet sa më e varfër ekonomikisht. Por, ku janë ministrat tanë dhe udhëheqësit e drejtorive të cilët me paaftësinë e tyre e miratojnë dhe e heshtin një fakt të dhimbshëm për ne shqiptarët. Përse ata me vite të tëra, madje me vetëdije të plotë lejuan, votuan dhe perkrahën një mori ligjesh që bënin diskriminimin e shqiptarëve, duke e paraqitur Maqedonin Perëndimore si vrimë e zezë. Shqetesimi dhe sugjerim i juaj është me vend, sikur te jetonim në një vend normal, ku politikat do të ishin qëllim mira. Këtu pothuajse gjithçka e ka humbur logjikën.
A nuk do te ishte më mirë ti largojmë “kuajt” tanë politik, sesa ti quajmë iniciativat qëllim mira Kali i Trojës. A nuk do te ishte më mirë që dje në Tetove të ishte një numër i jashtëzakonshëm qytetarësh, sesa të predikonim për pasojat e mundshme ekonomike e që lidhet me investimet e huaja te cilat nuk do të vijnë asnjeherë me nomenklaturën e këtillë politike. Shëndeti mbi të gjitha. Ndal dhomës së hapur të gazit helmues për shqiptarët!!!

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net