Çfar thotë VMRO-ja për bombat e sotme të Zaevit? - tetova1.com

Çfar thotë VMRO-ja për bombat e sotme të Zaevit?


Gruevski VMRO
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Feb 9, 2015





Pas konferencës së sotme për shtyp, nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i cili publikoi audio materialet e përgjimeve nga Qeveria e Gruevskit, ka reaguar edhe partia në pushtet VMRO-DPMNE, që sipas tyre audio materialet i kanë cilësuar se janë marrë në bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja.

“Zaevi sot filloi me shpalljen e materialeve të ndryshme të cilat i paralajmëroi edhe Kryeministri që i ka marrë në bashkëpunim me shërbimet e huaja, dhe se ka filluar një procedurë kundër tij posaçërisht për këtë ngjarje, në të cilën pjesë nga të dyshuarit tashmë kanë njohje se kanë punuar për të holla edhe për shërbimet e huaja”, thonë nga VMRO-DPMNE, transmeton TetovaSot.

Partia në pushtet rekomandon që Zaevi do që të gjithë opinioni në Maqedoni, si dhe të partisë së tij, t’i mbajë peng, ndërsa “publiku të jetë nën shantazh.”

“Zaev vetëm vazhdon të zhytet, dhe në plot kontradikta të pakuptimta, dëshiron të bëjë që të gjithë opinioni maqedonas, duke përfshirë edhe liderët e partive të tjerë që t’i mbajë peng, ndërsa publiku të jetë nën shantazh dhe të jetë e defokusuar nga çështjet dhe nevojat e qytetarëve të vërtetë. Zaev ka një qëllim të qartë, transparent dhe sipërfaqësorë për të paraqitur veten si viktimë dhe në një situatë kur ai nuk është asgjë, pëveq se një kukull, i cili punon dhe vepron me qëllim të interesave të huaja”, thuhet mes tjerash në deklaratën e VMRO-DPMNE

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net