Gruevski nuk i kundërpërgjigjet akuzave të Zaevit
|
Kryeministri Nikola Gruevski nuk i është kundërpërgjigjur liderit opozitar Zoran Zaev, pas publikimit të materialeve të përgjuara dhe akuzave.
Kryeministri Gruevski sot është shfaqur në takimin me ministrin kroat të mbrojtjes, Ante Kotromanoviç, ndërsa si javën e kaluar ai ka shmangur paraqitjet e tjera publike për të komentuar konferencën e opozitës maqedonase. Zaev ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Nikola Gruevski dhe shefin e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov për përgjimet e realizuara dhe të vetmit që nuk janë përgjuar.
Edhe takimi me Kotromanoviç është informuar vetëm përmes një komunikate të lëshuar nga kabineti i tij, ku siç thuhet ata kanë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe vazhdimin e tyre përmes projekteve të ndryshme të bashkëpunimit. (INA)















