Zaev: Ali Ahmeti është përgjuar duke biseduar me Fatmir Deharin
|
Në mesin e incizimeve të publikuara sot në pres konferencën e Zoran Zaevit është biseda e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, me kryetarin e komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, raporton “Lajmpress.com”. Në pjesën e publikuar në pres konferencë, ata bisedojnë për një person të sëmurë (si duket femër) që duhet dërguar për mjekim jashtë vendit.










