Banorët e Reçicës së Vogël vetë i mbushin gropat me rrërë (FOTO)
Rrugët nëpër Reçic të Vogël janë në gjendje katastrofale. Gropa të thella që rrezikojnë dëmtimin rëndë të automjeteve ka në çdo anë.
Nga disa foto që erdhën në adres të “tetova1.com” shihet se si me vetë iniciativë të banorëve lokal, sot ka filluar vendosja e rrërës nëpër këto gropa.
Nga ana tjetër gjatë ditës së djeshme organet komunale filluan të intervenojnë në sanimin e gropavë nëpër rrugët e qytetit. “Sot u intervenua në rrugën Strasho Pinxhur, kurse ditët në vijim do të trajtohen edhe rrugë të tjera. Komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të intervenojë në mënyre ekspeditive dhe të shpejtë, në mënyrë që të mirëmbahet rrjeti rrugor në gjendje solide, për qarkullim të lirshëm të automjeteve dhe qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës.
/tetova1/








