Çka shkruajn Agjencitë e huaja të lajmeve për ‘bombën’ e parë të Zaevit - tetova1.com

Çka shkruajn Agjencitë e huaja të lajmeve për ‘bombën’ e parë të Zaevit


reuters
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Feb 10, 2015





Shefi i opozitës maqedonase e akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski për përgjime ndaj gazetarëve, liderëve fetar dhe të opozitës, me çka po thellohet skandali që para disa javëve e përmbyti këtë vend kandidat për Bashkimin Evropian.

Këtë gjë e shkruan Reuters, duke raportuar nga pres konferenca e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ku ai e akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski dhe shefin e kundër zbulimit, Sasho Mijalkov, se kanë orkestruar përgjimin e mbi 20.000 njerëzve gjatë katër viteve të fundit.

Reuters përkujton se policia me 31 janar e akuzoi Zaevin për puç ndaj qeverisë, me ndihmën e shërbimeve sekrete të huaja.

Agjencia Asoshieted pres duke u lajmëruar për pres konferencën e Zoran Zaev në të cilën ai e akuzoi qeverinë për përgjime ilegale, thekson se po intensifikohet përleshja e ashpër midis dy partive udhëheqëse në vend.

Kjo agjenci shton se LSDM ka ngritur padi penale kundër zyrtarëve të shërbimeve sekrete, midis të cilëve edhe shefit të Drejtorisë për siguri dhe se partia në pushtet VMRO-DPMNE i ka hedhur poshtë akuzat e Zaevit, duke e cilësuar si marionetë që punon për shërbimet e huaja.

/tetova1-zhurnal/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net