Demiri: Pritet përçarje e madhe tek VMRO-DPMNE - tetova1.com

Demiri: Pritet përçarje e madhe tek VMRO-DPMNE


gruevski-stavrevski-jankullovska
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Feb 10, 2015





Tronditje e madhe është paraqitur edhe në partinë VMRO-DPMNE. Krahu i ministrit,Zoran Stavrevskit është irrituar tej mase pasi është përgjuar me urdhër të kryeministrit dhe pritet të ketë përçarje të madhe në VMRO-DPMNE thotë analisti, Alajdin Demiri.

“ Ajo që bie në sy është edhe përgjimi skandaloz që ka bë kryeministri nga rradhët e veta, ka përgjuar ministrin Zoran Stavrevski dhe ministren Gordana Jankullovska. Kjo do të shkaktoj përçarje të madhe në VMRO-DPMNE, pasi disa mbështetës të kësaj partie janë krah i Gruevskit, e një pjesë tepër e madhe është me Stavrevskin”, tha mes tjerash për “Zhurnal”, analisti, Alajdin Demiri .

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net