Fokus: Kush e kontrollon Sasho Mijalkovin? - tetova1.com

Fokus: Kush e kontrollon Sasho Mijalkovin?


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Feb 10, 2015





E përditshmja maqedonase Fokus, hulumtoi një temë me titull ‘ Kush e kontrollon Sasho Mijalkovin?’.

Për temën në fjalë, ajo mori mendimet e disa ish funksionarëve të lartë në shtet, të dikurshëm dhe aktual, ne për lexuesit zgjodhëm pjesë nga intervista me Vlado Buçkovskin, ish kryeministër i Maqedonisë.

Buçkovski: Eventualisht kryeministri, nuk besoj se këtë gjë e bën Jankullovska. Me të dhënat që i ka, ai sipas gjitha gjasave është njeriu më i fuqishëm, ai ka kontroll edhe mbi gjendjet në shtet.

A keni pasur ju kontroll si kryeministër mbi shërbimet sekrete?

Buçkovski: Ishin rrethana tjera, pasi që ministër i punëve të brendshme ishte Mihajlovski i cili erdhi nga pozita si ekspert. Përndryshe, sipas definicionit, ai shërbim kur udhëhiqet prej një personaliteti të njohur politik mund të pengohet. Në periudhën kur LSDM ishte në pushtet, në një periudhë në krye të DSK ishte Verushevski si profesionist, por në kohën kur unë isha minsitër, për shembull, Zeçeviq ishte një kuadër partiak. Kjo është çështje e cila duhej hapur dhe biseduar pa zë nëse vjen prej njërit opsion ose tjetrit. Shumë punë atje janë të pa thëna.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net