Ixhet Mehmeti: Përgjimet, kjo është çmenduri - s’ka më privatësi!
|
Avokati i Popullit Ixhet Memeti ne reagimin e tij rreth përgjimit të mbi 20.000 qytetarëve, gjë të cilën publike e bëri dje kreu i opozitës maqedonase Zoran Zaev, kërkoi që nëse vërtetohet ky skandal, institucionet kompetente të ndalin urgjentisht përgjimin ilegal.
“Kjo është çmenduri. Nuk e di tani në Maqedoni a mund të flasim për të drejtën e privatësisë. Nuk e di a mund të flasim më për siguri juridike të qytetarëve. Çfarë i ngelë Avokatit të Popullit përveç se të apelojë, të kërkojë, që të vënë mendjen kushdo që të jetë. Mos u bëjnë dëm qytetarëve, mos tentojnë që përmes shkeljes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve të arrijnë ndonjë përfitim për vete. Vlerësoj se duhet të ndalet kjo mënyrë e veprimit”, ka thënë ndër të tjera Ixhet Memeti, Avokat i Popullit të Maqedonisë.










