Pasi Tetova1 bëri publike, Teuta Arifi filloi me sanimin e rrugëve
|
Më në fund do të sanohen rrugët e qytetit të Tetovës të cilat në disa qarqe thua se ishin shkatëruar tërësishtë gjatë sezonit dimëror. Të dielën portali Tetova1 shkruajti për gjendjen e rëndë të rrugëve të qytetit të Tetovës, ndërsa nga dita e hënë ka filluar sanimi i tyre. “Reshjet e mëdha të dëborës dhe hudhja në sasi të konsiderueshme e kripës mekanike gjatë sezonit dimëror, përkeqësuan gjendjen e infrastrukturës rrugore në disa pika në qytet. Edhe pse vitin që kaloi, komuna e Tetovës sanoi më shumë se 90 % të gropave nëpër rrugët e qytetit, shërbimet komunale për mirëmbajtje të rrugëve, sot edhe ditët në vazhdim do të punojnë intenzivisht në sanimin e gropave me pllaka betoni, duke marrë parasysh faktin që në këtë periudhë të vitit është i pamundur trajtimi i gropave nëpër rrugë me anë të asfaltimit. Sot u intervenua në rrugën Strasho Pinxhur, kurse ditët në vijim do të trajtohen edhe rrugë të tjera. Komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të intervenojë në mënyre ekspeditive dhe të shpejtë, në mënyrë që të mirëmbahet rrjeti rrugor në gjendje solide, për qarkullim të lirshëm të automjeteve dhe qytetarëve” thuhet në komunikatën e Komunës së Tetovës të lëshuar gjatë ditës së djeshme në Facebook nga kryetarja Teuta Arifi.










