Tuna fiton spektaklin Vallëzim me Yjet, fiton edhe banes - tetova1.com

Tuna fiton spektaklin Vallëzim me Yjet, fiton edhe banes


tuna-dancing
Kategoria: Showbiz / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Feb 10, 2015





Kanë kaluar këndshëm dymbëdhjetë javë spektakël, vallëzim me yje në “Dancing with the stars Albania”. Ky spektakël ku yjet e skenës shqiptare e kanë sprovuar vetën në vallëzim, ka pasur një finale të shkëlqyer.

Në vendin e pestë është ranguar Heidi Lushtaku. Ajo, është larguar e qetë nga gara. Vendi i katërt i ka takuar Kristi Popes, i cili mes diskutimesh ka lënë skenën e këtij show.

Gara e fortë është zhvilluar mes tre konkurrentëve, aktorit Amos Zaharia dhe këngëtareve Evi Reçi dhe Tuna. Dy të fundit, njëra e qetë dhe tjetra tejet ekspresive, kanë dhënë shumë nga vetja në këtë garë.

Fituese e këtij edicioni, siç edhe thuhej e pritej, është Altuna Sejdiu-Tuna, e cila nën efektin e emocioneve ka rrëmbyer trofeun e shumë dëshiruar.

Tuna, nuk ka fituar vetëm trofeun e “Dancing…”, por edhe një apartament.

 

tuanan

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net