A do të përfitojë “krahu i luftës” në BDI nga “bombat” e Zaevit? - tetova1.com

A do të përfitojë “krahu i luftës” në BDI nga “bombat” e Zaevit?


krahuluftes-bomba
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Feb 11, 2015





“Bombat” e paralajmëruara nga Zoran Zaev prej para disa muajsh, filluan të publikohen. Në opinion me të madhe kanë filluar debatet se kush do preket më së shumti nga këto “bomba”.
Duke u nisur nga fakti se në publikimet e para shihet se janë përgjuar gati se të gjithë politikanët është normale se në kuadër të BDI-së në shënjestër të kishin qenë ata që kanë qenë dhe janë pjesë e ekzekutivit në periudhën 2011-15.
Vetë fakti se një pjesë e konsiderueshme e krahut ushtarak në BDI, nuk e kanë pasur atë “privelegj” të jenë pjesë e ekzekutivit për shkak se Nikolla Gruevski nuk i kishte si të preferuar, zhvillimi i ri i ngjarjeve me “bombat” e paralajmëruara këto kuadro të BDI-së i vendos në pozitë të rehatshme dhe mjaft komode. Dhe e tëra kjo situatë shkon në favor të krahut ushtarak.
Ata tash më, me vëmendje po e ndjekin situatën dhe sipas burimeve të portalit “tetova1.com” edhe i kanë gati planet për veprim. Ky grup është duke u organizuar thuajse në të gjitha vendbanimet shqiptare ku BDI ka struktura. Nëse do të publikohen “bomba” që do prekin autoritetin e ndonjërit ose më shumë ministrave të BDI-së, krahu ushtarak do ketë argumente që në bazën e partis të arsyetoj pretendimet e tyre që të marin nën kontroll BDI-në me Ali Ahmeti kryetar të partis. Dhe e tëra kjo duket mjaft normale, veçanarisht nëse mbetet që personaliteti i kreut të BDI-së mos të njolloset nga ndonjëra prej këtyre bombave.
Por nëse ndodh e kundërta, d.m.th ndonjë ose më shumë “bomba” të njollosin edhe personalitetin e Ali Ahmetit dhe ky i fundit të jap dorëheqje, atëher krahu ushtarak do kërkoj që të marë nën kontroll të plotë BDI-në duke pretenduar edhe marjen e postit të kryetarit. Nëse nuk do ken sukses në këtë, atëher mund të ndodh që të krijojn edhe një subjekt të ri politik.
“Vendi po përballet me një varg problemesh që kërkojn zgjidhje dhe guxim. Zgjidhje që mund të jenë të paparashikuara dhe jashtë programit tonë”, deklaroi me 30 nëntor 2014, Ali Ahmeti në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së në Tetovë.
Në këtë kuvend kryetar i degës së BDI-së në Tetovë me shumicë votash që në raundin e parë u zgjodh Rejsi Abdurahmani që njihet si përfaqësues i krahut të luftës që udhëhiqet nga Hazbi Lika. Cilat do jenë këto zgjidhje të paparashikueshme të paralajmëruara nga Ali Ahmeti, pritet të shihet në periudhën në vijim.
/tetova1/

krahuluftes-bomba

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net