Jugosllavia ende është gjallë në kufijt e Maqedonisë - tetova1.com

Jugosllavia ende është gjallë në kufijt e Maqedonisë


sfrj_235519617
Kategoria: Lajme

Postuar më: Wed, Feb 11, 2015





Edhe pse shteti i mëparshëm RSFJ nuk ekziston më shumë se dy dekada, në pikën kufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë Qafa e Thënës në afërsi të Strugës qëndrojnë shenjat e RSFJ-së.

Në gurin e kufirit që ka qenë i vendosur në vitin 1944, me shkronja të mëdha është shkruar emri i shtetit të kaluar që e përkujton kohën e sistemit të dikurshëm. Tek udhëtarët që për herë të parë kalojë këtu së shpesh krijojnë habi, por disa edhe ndalen dhe fotografohen, thonë qytetarët të cilët shpesh e kalojnë këtë pikë kufitare.

Në anët tjetër të Liqenit të Ohrit, në pikën kufitare Shën Naumi, para pikës kufitare me Shqipërinë akoma qëndrojnë tabelat në të cilat shkruan Republika Popullore e Shqipërisë. Edhe pse Popullore ishte gjatë kohës së Enver Hoxhës, ndërsa kjo periudhë ka kaluar moti, shteti disa vite është anëtare e NATO-së, askush mendon që ta ndërron këtë shenjë.

- Tek Shën Naumi, duket sikur koha është ndalur, ndërsa institucionet që kanë përgjegjësi për vendosjen e shenjave në shtetin tonë si duket jetojnë në një kohë tjetër. Mendoj se ka ardhur koha që të zëvendësohen këto shenja pasi që në këtë mënyrë dukemi qesharak para turistëve që e kalojnë këtë pikë kufitare, thotë Mitko Arnaudov, banor i Shkupit.

Nga ana e Shqipërisë, para hyrjes në Maqedoni qëndron shenja në të cilën shkruan shenja Republika e Maqedonisë, e jo Republika Sociale e Maqedonisë siç në të kaluarën quhej shteti.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net