NovaTv: Zoran Verusheski akuzohet se ka spiunuar për shërbimin e huaj nga viti 2012, incizimet nga viti 2011 - tetova1.com

NovaTv: Zoran Verusheski akuzohet se ka spiunuar për shërbimin e huaj nga viti 2012, incizimet nga viti 2011


soran
Kategoria: Lajme

Postuar më: Wed, Feb 11, 2015





Ish-drejtori i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, Zoran Verusheski është akuzuar se ka spiunuar për shërbimin e huaj nga viti 2012 deri në ditën kur është burgosur, megjithatë bisedat nga dy incizimet që të hënën i publikoi LSDM, kanë prejardhje prej vitit 2011.

Në këtë mënyrë kontestohet versioni i prokurorisë se materialet i ka incizuar Verushevski dhe Zaev dhe jo policia e fshehtë, siç pretendon opozita, raporton NovaTv.

Verushevski po ngarkohet me dy vepra edhe atë për spiunim dhe për ndihmë gjatë dhunës ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore.

MPB në deklaratën e 31 janarit publikoi se Verushevski, në periudhën prej vitit 2012 deri në ditën e burgosjes, ka mbledhur informacione të fshehta të lidhura me punën e organeve shtetërore në Maqedoni, në formë të dokumenteve, fotografive, emrave të personave dhe të dhëna tjera me qëllim që t’i publikojë dhe t’i japë ndaj një shteti të huaj, organizate ose personi të cilit i shërben.

Për dy personat tjerë të prangosur në aksionin ‘ Puç’, të cilët policia i ka prangosur para tri ditëve, MPB na informoi se ata kur kanë filluar të punojnë me katër të dyshuarit e parë, ndërmjet të cilëve është edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net