RDK: Qeveria përgadit teren për destabilizim ndëretnik - tetova1.com

RDK: Qeveria përgadit teren për destabilizim ndëretnik


rdk-urim
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Feb 12, 2015





Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se ky pushtet nëpërmes spinimeve të ndryshme ka iskenuar lojra të ndryshme me qëllim që të tërheqi vëmendjen nga realiteti i dhimbshëm i vendit tonë. Ky pushtet gjatë kësaj periudhe prej një dekade ka inskenuar aq shumë lojra saqë edhe vendet më të fuqishme perëndimore do t’ua kishin zilinë.

Megaskandali i fundit i përgjimeve nga ana e pushtetit të mbi 20.000 qytetarëve të këtij vendi është një tentim i radhës i këtij pushteti që të injorohet një megaskandal i këtyre përmasave. Jo vetëm që ky pushtet hesht dhe nuk reagon në asnjë mënyrë për këtë skandal të këtyre përmasave, por tani mediumet dhe portalet proqeveritare kanë filluar të inskenojn një problem tjetër me ikjet e kosovarëve se kinse një numër i konsiderueshëm i tyre me të madhe janë duke migruar në Maqedoni dhe se kanë filluar me të madhe të blejnë shtëpi dhe banesa. Qëllimi i këtyre spiunimeve është një destabilizim ndëretnik se kinse një numër masiv i njerëzve nga Republika e Kosovës janë duke ardh në vend dhe se kinse janë duke bler pasuri të madhe të patundëshme, dhe kjo do të prishte ekuilibrin e popullsisë në vend.

Kërkojm edhe nga ambasada e Kosovës që të reagojn ndaj këtyre tentimeve për një destabilizim ndëretnik sepse një gjë e tillë nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistoj. Loja se një numër masiv i qytetarëve të Kosovës janë duke blerë patundëshmëri në Maqedoni janë qesharake sepse njerëzit që kanë pasuri të blejnë pasuri për të jetuar sigurisht nuk do të vinin në Maqedoni të jetonin, por do të shkonin në ndonjë vend ku ka standard për jetesë. C’far standarde për jetesë ka Maqedonia që të vijn aq numër masiv të njerëzve nga Kosova dhe të blejnë patundshëmri në një vend ku mungojnë sendet elementare të një shteti demokratik?

Shërbimi për Infomim – RDK,

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net