Artan Grubi përkujton ngjarjet në Kalanë e Shkupit - tetova1.com

Artan Grubi përkujton ngjarjet në Kalanë e Shkupit


artan-kalaja
Kategoria: Lajme / PLUS

Postuar më: Fri, Feb 13, 2015





Ish lideri i Lëvizjës ZGJOHU!, Artan Grubi, ka përkujtuar sot ngjarjet në Kalanë e Shkupit ku u përleshën të rinjtë shqiptar, të cilët kundërshtonin proektin Shkupi 2014 dhe ndërtimin e një kishe ortodokse mbi Kalanë ilire të Shkupit, me të rinj maqedonas që po mbronin këtë proekt të qeverisë.

Grubi, duke qenë protagonist i ngjarjes që la gjurmë në historinë moderne në Maqedoni, në profilin e tij në Facebook shkruan:

“Sot është përvjetori i katërt i grushtit të parë dhe ndoshta më serioz ndaj politikave të gabuara, monoetnike dhe monofetare, si dhe i reagimit burimor qytetar ndaj padrejtësisë, standardit të dyfisht, mashtrimit dhe qasjes selektive.

Shqiptarët gjithnjë kanë reaguar ndaj padrejtësisë, uroj që guxim të tillë qytetar të shohim edhe tek bashkëqytetarët tanë maqedonas.
#Remember 13.02.2011”, përfundon Grubi.

Pas përleshjeve massive në Kalanë e Shkupit më 13 shkurt të vitit 2011, policia e Maqedonisë ngreu padi kundër Grubit dhe 59 të tjerëve me çrast Gjykata e Shkupit i dënoi me 6 muaj heqje lirie me kusht 2 vjeçar i cili skadoi vitin e kaluar.

artan-kalaja-koment

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net