Halili: Ushtria e Iliridës nuk ka lidhje me Republikën e Iliridës
|
Kryetari i parë i PPD-së dhe presidenti i “Republikës së Iliridës” që u shpall vitin e kaluar, Nevzat Halili, thotë se Ushtria Shqiptare e Iliridës (USHI) nuk ka kurrfarë lidhje me Republikën e Iliridës. Në një deklaratë për “Lajm”, Halili madje thotë se USHI është produkt i shërbimeve sekrete armiqësore. USHI u paraqit të enjten përmes një komunikate dërguar në emailin e redaksisë së gazetës “Lajm”, kurse deklaratën e plotë të Nevzat Halilit për këtë “ushtri” mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Lajm”.










