Klekovski: Zaev ta pranoj propozimin e Rufi Osmanit që të publikoj gjithçka
Sasho Klekovski në kolumnën e tij të fundit, të botuar në të përditshme maqedonase ‘ Nova Makedonija’ propozoi që Zoran Zaev, ta pranoj propozimin e Rufi Osmanit, për t`i publikuar të gjitha materialet që i posedon.
“ Privatësia nuk mund të mbrohet me mos publikimin e bisedave të përgjuara. Privatësia është cenuar në momentin e përgjimit, incizimet e bisedave të përgjuara ekzistojnë.
Zoran Zaev, nëse do që ta mbroj privatësinë duhet që të vendos midis dy opsioneve.
E para, që e propozoi Rufi Osmani, të publikoj gjithçka! No more secrets!
Për ambientin qytetar ajo gjë mund të sjell turp dhe dhimbje, por mund të vij deri tek katarza dhe pastrimi!
Fitimi prej saj do të ishte që nuk do të kishte fshehtësi të cilat mund të përdoren për çfarë do kërcënimi.
Opsioni i dytë është që incizimet nga bisedat private t`i jepen pronarëve ose të prishen publikisht, që privatësia deri diku të ngelet privatësi.”, shkruan ndërmjet tjerash Sasho Klekovski.








