Menduh Thaçi sonte në RTV21 do flas për temën e përgjimeve - tetova1.com

Menduh Thaçi sonte në RTV21 do flas për temën e përgjimeve


menduh
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Feb 13, 2015





Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte do të jap detaje lidhur me përgjimet në Maqedoni dhe aferën e fundit të zbardhur nga opozita maqedonase. Shërbimi për informim i kësaj partie ka bërë të ditur se Thaçi këtë do ta bëjë publike në një emision special në televizionin RTV 21 në Prishtinë në ora 21.20, ku është i ftuar special.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare shqiptare ditë më parë pas takimit me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Aivo Orav theksoi se ai është përgjuar nga shërbimet sekrete që nga viti 1993 dhe se ai ka kërkuar një gjyq special për zbardhjen e kësaj çështje, por vetëm me asistencë dhe mbikqyrje ndërkombëtare.

“Ngritja e një gjyqi special me vëzhgim dhe asistim të plotë ndërkombëtarë ku do të përfshiheshin të gjitha rastet e këtilla që nga viti 93, do të ishte ndoshta e vetmja shpresë që rastet e këtilla mos të përsëriten. PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave të mundshme, që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit”, deklaroi Thaçi.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net