Tetovë, “EVN i ka merak paret, por shërbimet nuk i kryen” (FOTO)
|
Këto janë fjalët e një banori të Tetovës i cili nëpërmjet fotografive që i dërgoi në adresën elektronike të portalit “tetova1.com” prezanton gjendjen alaramante ku kabllot e rrymës elektrike në lagjen e ashtuquajtur “Hajduçka” janë të varura dhe thuajse janë për toke.
D.S për portalin “tetova1″ thekson se ka 1 javë që kanë bërë kërkesë deri tek EVN që të intervenojn dhe ti rregullojn kabllot, mirëpo ende asgjë konkrete nuk ka. “Paguajm 250 den për mirëmbajtje, mirëpo ata të EVN nuk punojn aspak në mirëmbajtje. Paret i kanë merak, por shërbimet nuk i kryen”, thotë D.S.
Dhe fotot në vazhdim tregojnë për gjendjen që është në rrugën e kësaj lagjeje. Kabllo të varura deri ne 1-1.5 metër afër tokës janë përgjatë rrugës ku kalojnë këmbësorë dhe vetura.
/tetova1/











