E patë kush ishte shef i vërtetë i BDI-së, shefi i shërbimit sekret
|
“Dëgjuat si shefi i policisë sekrete maqedonase i tregon Zëvendës/Kryeministrit shqiptarë të BDI-së, se sa shqiptarë do punësohen dhe për cilin gjykatës duhet të votojnë deputetet e kësaj partie?! Pra e dëgjuat se cili ka qenë drejtuesi i vërtet i këtij shteti dhe kush ka qenë ‘shefi’ i vërtet i BDI-së?! Dhe kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që do dëgjoni në të ardhmen, e që do jetë shumë e dhembshme edhe për gjithë ne, ngaqë do na përballë me mjerimin tonë politik. Ndër të tjera do na i rikujtojë edhe protestat për “Montsrën” dhe cilët ishin ata të BDI-së, që na incizonin që të dëshmonin besnikërinë ndaj ‘shefit’, do na përballë pra me talljen e madhe që kryesuesit e BDI-së ia bënë popullit të vet, të cilit i premtonin anëtarësim të Maqedonisë në NATO e BE, e nuk e çuan më larg se sa në duart e policisë sekrete! Vallë si nuk u vjen turp të dalin në rrugë, e jo më përpara popullit! S’di pse, por unë ndjehem shumë i turpëruar edhe pse ka vite që i them popullit tim: nuk i kritikojë këta të BDI-së e PDSH-së as pse ua kam zili ,as pse nuk i dua, por ngaqë ata janë fatkeqësia e popullit tim!”. ( Kim Mehmeti)





