Edhe ministra nga BDI-ja morën pjesë në seancën e përbashkët me Qeverinë e Serbisë (FOTO)
Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Serbisë sot në Shkup zhvilluan seancë të përbashkët në të cilën kryesuan kryeministrat e dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Aleksandar Vuçiq.
Në këtë seancë të përbashkët kanë marë pjesë edhe ministra nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Nga fotografitë që janë postuar në faqen e Nikolla Gruevskit në facebook mund të shihen se pjesëmarës në këtë seancë kanë qenë ministri Nurhan Izairi dhe ministri i arsimit Abdilaqim Ademi të cilët edhe kanë nënshkruar marëveshje të veçanta nga sfera e ambientit jetësor dhe nga sfera e arsimit me ministrat sërb të ministrive përkatëse.
/tetova1/




